UBT News

“Perëndimi po përpiqet të minojë zgjedhjet ruse”

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar Perëndimin se po përpiqet të minojë stabilitetin e politikës së brendshme ruse para zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Zgjedhjet janë planifikuar të mbahen në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa fituesi eventual pritet të inaugurohet dy muaj më vonë, gjatë muajit maj.

Presidenti rus, Vladimir Putin ende nuk e ka shpallur kandidaturën për zgjedhje. Putin ka qenë president për 19 nga 23 vjetët e fundit në Rusi. Në 4 vjetët sa nuk ishte president që nga viti 2000, ai shërbeu si kryeministër mes viteve 2008 dhe 2012, në periudhën kur Dmitry Medvedev ishte president./UBTNews/

Exit mobile version