Perëndimi po përpiqet ta ndajë Rusinë në dhjetëra shtete dhe të krijojë një pykë midis grupeve të ndryshme etnike dhe kombëtare në vend, ka thënë presidenti rus, Vladimir Putin.
Ai i bëri komentet gjatë kryesimit të takimit të Këshillit për Marrëdhëniet Ndëretnike për integrimin e “rajoneve të reja”, d.m.th., territoret e aneksuara të Ukrainës.
Gjithashtu ai tha se me sa më shumë sanksione që Perëndimi e godet Rusinë, aq më i madh është niveli i kohezionit brenda shoqërisë ruse.
Sot gjatë ditës Britania e Madhe njoftoi një valë të re sanksionesh ndaj Rusisë./UBTNews/