UBT News

Perëndimi ka qenë “naiv” në raport me Rusinë, thotë zyrtari gjeorgjian

Perëndimi duhet ta kishte parë se presidenti rus Vladimir Putin do të pushtonte Ukrainën, tha një zyrtar i Gjeorgjisë për CNN të enjten.

“Ne e kemi parashikuar këtë për një kohë të gjatë… Për fat të keq, askush nuk na dëgjoi në vitet ’90 ose në vitet 2000 kur ne thoshim se Gjeorgjia nuk do të jetë vendi i fundit që Rusia pushton”, tha Nikoloz Samkharadze, kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme në Parlamentin e Gjeorgjisë.

Rusia njohu rajonet e kontrolluara nga separatistët e Gjeorgjisë, Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut si të pavarura pas një lufte pesë-ditore në gusht të vitit 2008.

Samkharadze tha se reagimi i Perëndimit ndaj kësaj dhe ndaj aneksimit të Krimesë në vitin 2014 e trimëroi Rusinë.

“Rusët menduan se e kanë dorën e lirë dhe mund të bëjnë çfarë të duan në hapësirën post-sovjetike, dhe kështu përfunduam në shkurt të vitit 2022 kur ata pushtuan Ukrainën dhe filluan një luftë në shkallë të gjerë kundër Ukrainës”, tha ai.

“Ne jemi vërtet të befasuar me naivitetin që komuniteti perëndimor kishte ndaj Rusisë. Fatkeqësisht ai u shpalos para syve tanë” shtoi Samkharadze./UBTNews/

Exit mobile version