UBT News

Perëndimi e dënon hyrjen e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë

Polonia i rrëzoi tre apo katër prej 19 dronëve rusë që u futën në hapësirën e saj ajrore të mërkurën, duke u bërë anëtari i NATO-s që dihet se ka shtënë gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ja disa reagime të liderëve perëndimorë:

Kaja Kallas, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për çështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë

Lufta e Rusisë po përshkallëzohet, nuk po përfundon. Duhet ta rrisim koston për Moskën, ta forcojmë mbështetjen për Ukrainën dhe të investojmë në mbrojtjen e Evropës”, tha Kallas.

“BE-ja luan rol të madh dhe ne do të mbështesim iniciativa si linja e mbrojtjes, Mburoja e Kufirit Lindor”, theksoi ajo.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë një sulmi të kryer nga Rusia kundër Ukrainës është thjesht e papranueshme. E dënoj këtë në termat më të fuqishëm. I bëj thirrje Rusisë t’i japë fund këtij përshkallëzimi të pakujdesshëm”, tha Macron.

Ua rikujtoj popullit polak dhe Qeverinë së tyre solidaritetin tonë të plotë. Së shpejti do të flas me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Nuk do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve”, shtoi ai.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer

Sulmi barbar i mëngjesit të sotëm kundër Ukrainës dhe shkelja e jashtëzakonshme dhe e paparë e hapësirës ajrore polake dhe të NATO-s nga dronët rusë është shumë shqetësuese”, tha Starmer.

Ai shtoi se “ky ishte një veprim jashtëzakonisht i pakujdesshëm i Rusisë dhe vetëm sa na e kujton mungesën e respektit që presidenti Putin ka për paqen, si dhe sjell ndërmend bombardimet e përditshme ndaj qytetarëve të pafajshëm ukrainas”.

Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, Alexus Grynkewich, komandant suprem i NATO-s në Evropë

Kryesia Supreme e Aleancës së Fuqive të Evropës dhe Komanda Aleate e Operacioneve janë në kontakt dhe koordinim të ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë lidhur me dronët që u futën në hapësirën ajrore të Polonisë”, tha ai.

NATO-ja reagoi shpejt dhe vendosmërisht ndaj situatës, duke demonstruar aftësinë dhe vendosmërinë tonë për të mbrojtur territorin e aleatëve, theksoi Grynkewich./D.B/EO

Exit mobile version