UBT News

Perëndesha gjigante budiste me maskë kundër COVID-19

Një statujë budiste, 57 metra e lartë, kushtuar Hyjneshës së Mëshirës – ​​Kannon, në Japoninë qendrore, është mbështjellë me një maskë kundër COVID-19.

Sipas menaxherëve të tempullit, arsyeja pse i kanë vendosur maskën është që perëndesha të lutej për fundin e pandemisë COVID-19.

Kjo statujë u ndërtua 33 vjet më parë. Njerëzit e vizitojnë këtë statujë, e cila mban në duar një foshnjë, për t’u lutur për foshnjet e tyre.

Menaxheri i tempullit, Takaomi Horigane tha se punëtorët dolën me idenë për t’ia vendosur maskën pas diskutimeve për restaurimin e statujës pasi ajo u dëmtua nga një tërmet në shkurt.

Horigane deklaroi se ata po planifikojnë që t’ia lënë këtë maskë derisa situata me COVID-19 të jetë nën kontroll në Japoni./UBTNews

Exit mobile version