Twitter nuk do të kufizojë përdoruesit e kriptomonedhave vetëm me bakshishet në Bitcoin. Rrjeti social ka zgjeruar numrin e opsioneve duke ju ofruar përdoruesve të dërgojnë edhe Ethereum për krijuesit.
Gjithashtu janë shtuar metodat e pagesave me opsione si Barter, Paga dhe Paytm. Përdoruesit mund të dërgojnë një bakshish duke klikuar ikonën Tips në profilin e një krijuesi në Twitter.
Nëse dëshironi të pranoni bakshishe dhe jeni të paktën 18 vjeç, atëherë mund të editoni profilin dhe të aktivizoni opsionin.
Mbështetja për Ethereum është kërkuar shumë sidomos për ata që i besojnë më tepër sesa bitcoin ndërsa ky i fundit mbështet nga shefi i Twitter Jack Dorsey./PCWorld Albanian