Videot e TikTok-ut, propaganda dhe tweet-et që po shpërndahen në rrjete sociale dhe ekrane anembanë globit po ngjallin dyshime te miliona njerëz në lidhje me realitetin se si po shpaloset pushtimi rus i Ukrainës në terren.
Mesazhet, videot dhe fotot që qarkullojnë nëpër Twitter, Facebook dhe Telegram janë shumë më të rënda se sulmet ajrore që po godasin Ukrainën. Përmes atyre pamjeve ata pretendojnë se po shfaqin avionë luftarakë rusë duke u rrëzuar ose ukrainasë që ikin për t’u mbrojtur në shtëpitë e tyre.
Disa janë imazhe të vërteta, të tmerrshme të kësaj lufte. Të tjerë ishin publikuar në internet për vite përpara se Rusia të niste sulmin më të madh ndaj një vendi evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.
Pushtimi i Ukrainës po konsiderohet si konflikti i parë i madh i armatosur i Evropës në epokën e mediave sociale, kur ekrani i vogël i telefonit inteligjent është mjeti dominues i komunikimit, duke bartur me vete rrezikun e një përhapjeje të menjëhershme të dezinformatave të rrezikshme, madje edhe vdekjeprurëse.
Media shtetërore ruse, megjithatë u bëri jehonë komenteve të presidentit rus, Vladimir Putin në të gjitha platformat e saj, me RT News që u tha qindra mijëra ndjekësve në Telegram se veprimi ishte “i nevojshëm”.
Gjatë ditëve të fundit, Putin dhe media ruse kanë ngritur akuza të rreme se ukrainasit po kryejnë gjenocid dhe po keqtrajtojnë shumicën e popullsisë së vendit si naziste, tha Bret Schafer, i cili kryeson ekipin e manipulimit të informacionit në Aleancën për Sigurimin e Demokracisë. think tank jopartiak në Uashington. Javën e kaluar, për shembull, drejtori i lajmeve të RT pretendoi në televizion drejtpërdrejt, pa prova, se ukrainasit mund të fillojnë të sulmojnë me gaz njerëzit e tyre.
“Ju e keni parë vërtet këtë përshkallëzim të narrativës që Rusia duhet të mbrojë nga kjo turmë naziste e ukrainasve gjenocidal”, tha Schafer.
Me kalimin e të enjtes, kuptimi i të vërtetës u bë edhe më i vështirë për pjesën tjetër të botës për shkak të qindra postimeve mashtruese, videove të modifikuara në mënyrë mashtruese dhe foto që dolën jashtë kontekstit./UBTNews/