UBT News

Përdoruesit e Instagram mund t’u bashkohen grupeve të Messenger

Pasi lajmëroi vitin e kaluar komunikimin mes përdoruesve të Messenger dhe Instagram, rrjeti social Facebook solli ditën e sotme komunikimin në bisedat në grup mes përdoruesve të dy platformave.

Me funksionalitetin e ri përdoruesit mund të fillojnë një bisedë në grup me kontakte të Messenger dhe Instagram. Mund të dërgojnë anketa të Messenger në Instagram DM (Direct Message) apo të përdorin funksionalitetet e njëri tjetrit siç është Watch Together në Messenger dhe të shikojmë postimet Reels apo IGTV.

Për të përdorur Watch Together në Instagram duhet të filloni një video bisedë nga platforma dhe më pas të klikoni butonin e shpërndarjes dhe të zgjidhni opsionin “Watch Together.”

Janë shtuar edhe indikatorët që tregojnë nëse përdoruesit po shkruajnë pavarësisht nëse jeni në Messenger apo Instagram. Së fundi Facebook solli edhe tema të reja bisedash për Messenger dhe Instagram DM.

Funksionalitetet janë të disponueshme nga dita e sotme. /PCWorld Albanian

Exit mobile version