UBT News

Përdoruesit e Apple në Japoni, Vietnam, Malajzi tani do të paguajnë më shumë për aplikacionet

Kompania me bazë në Kaliforni thotë se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga muaji i ardhshëm.

Klientët e Apple në vende si Japonia, Malajzia, Pakistani, Koreja e Jugut dhe Polonia do të paguajnë më shumë për aplikacionet dhe blerjet përmes aplikacioneve nga muaji i ardhshëm, ka njoftuar gjigandi i teknologjisë.

Kompania tha se çmimet do të hyjnë në fuqi nga 5 tetori. Çmimet e reja do të prekin gjithashtu klientët në Egjipt, Suedi, Vietnam dhe të gjitha juridiksionet që përdorin euron.

Ndryshimet pasqyrojnë poashtu rregullore të reja për Apple në Vietnam të cilat kërkojnë që firma të mbledhë dhe të paguajë tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe taksat mbi të ardhurat e korporatave (CIT) të vendosura në 5 përqind, tha kompania./UBTNews/

Exit mobile version