Në disa episode të serialit televiziv “Sherlock Holmes” me protagonist Benedikt Kamberbaç, personazhi kryesor përdorur një teknikë mnemonike, të cilën ai e quan ‘Mind Palace’ (Pallati i mendjes). Me këtë teknikë, Holms duket se viziton një vend imagjinar brenda mendjes së tij, dhe kryen një sërë shoqërimesh midis fjalëve, vendeve dhe sendeve, derisa të arrijë tek informacioni që dëshiron të mbajë mend.
Pavarësisht se u shfaq në një shfaqje televizive imagjinare, “Pallati i Mendjes” është një teknikë që ekziston vërtetë, madje është një nga teknikat më të vjetra mnemonike të njohura.Po si funksionon kjo teknikë e kujtesës? Ajo njihet gjithashtu si metoda e locit, dhe përshkruhet nga historiani Frensis Jets në veprën e tij “Arti i Kujtesës”.
Sipas Jets, arti i kujtesës u krijua nga Simonidi, dhe u raportua nga Ciceroni në librin “De Oratore”, në të cilin ai argumenton se kujtesa është një pjesë e retorikës. Pra në thelb, metoda e loci, ishte një teknikë retorike e përdorur nga oratorët romakë, për të kujtuar dhe recituar fjalimet e tyre të gjata.
Si parime të përgjithshme të metodës, Jets thotë se hapi i parë është të ngulitësh në kujtesë një seri loci ose vendesh. Lloji më i zakonshëm, megjithëse jo i vetmi, i sistemit të vendeve memonike të përdorura ishte ai arkitektonik.
Një shembull do të ishte një shtëpi, mundësisht e madhe dhe me një larmi dhomash si një paradhomë, dhomën e ndenjes, dhomat e gjumit dhe sallonet etj. Pastaj, hapi i dytë është futja e imazheve që kanë të bëjnë me fjalimin që do të mbahet mend.
Për shembull, nëse personi dëshiron të kujtojë frazën:“Bota po vuan për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri”, ata mund të imagjinojnë një glob (botë) të pozicionuar në shtratin e dhomës së ndenjes, duke teshtitur, dhe duke u torturuar nga imazhi i një koronavirusi gjigant.
Ky imazh mund të duket i çuditshëm, por niveli i absurditetit të përfshirë në të, e bën më të lehtë për tu mbajtur mend. Kështu, në metodën e loci-ve (apo Teknikës së Pallatit të Mendjes), personi “ecën” nëpër shtëpinë e imagjinuar, vëzhgon objektet e shpërndara nëpër dhoma, dhe krijon një narrativë në mënyrë që të kujtojë atë që do.
Ndërkohë le ta marrim si shembull se doni të mbani mend një listë blerjesh me artikujt: banane, qumësht, vezë dhe djathë. Në Pallatin tuaj të Mendjes, ju mund ta imagjinoni veten duke ecur nëpër dhomë, duke parë një banane të ulur në divan, duke pirë një gotë qumësht.
Ju ecni nëpër korridor, dhe atje gjendet një foto e varur në mur me një grup vezësh gjigante që janë me pushime.
Duke hyrë në dhomën e parë në të majtë, gjeni djathin të shtrirë në shtrat duke fjetur qetë-qetë. Është e rëndësishme të theksohet se një nga pikat kryesore në teknikën e Pallatit tëMendjes, nuk është shpërndarja e objekteve në një mjedis hapësinor, por narrativa e krijuar nga krijimi i një marrëdhënie semantike midis asaj që do të mbahet mend dhe disponimithapësinor në Pallatin e Mendjes. / Psychology Today – Bota.al