UBT News

Përdorimi i trotinetëve elektrik në kryeqytet

Trotinetët elektrik tash e disa kohë janë bërë trend në Kosovë, sidomos në kryeqytet.

Ata përveç hutisë që po shkaktojnë për ngasësit e automjeteve në trafik, shpeshherë konsiderohet se po rrezikojnë edhe veten. Por është eksperti i komunikacionit Nol Dedaj sipas të cilit infrastruktura rrugore në Prishtinë është e përshtatshme për këta trotinetë elektrik.

“Katër kategoritë e mjeteve njëgjurmëshme e kanë të përshtatshme infrastrukturën rrugore në Prishtinë sepse këto mjete mund të lëvizin në shiritin e djathtë të qarkullimit, ku lëvizin edhe mjetet e tjera. Diferenca është vetëm te shpejtësia e zhvilluar”, deklaroi Dedaj për UBTNews.

Megjithatë, ai thotë se është e domosdoshme përmirësimi i mëtejmë i infrastrukturës së shirtit të djathtë të qarkullimit.

“Sigurisht që duhet të përmirësohet infrastruktura e shiritit të djathtë të qarkullimit. Po ashtu është e nevojshme të përcaktohet shpejtësia maksimale që i lejohet secilit trotinet”, deklaroi ai tutje.

Komuna e Prishtinës në gusht të vitit 2022 përmes një urdhërese kishte ndaluar përdorimin e trotinetëve dhe biçikletave elektrike nëpër sheshet dhe hapërsirat publike të kryeqytetit./UBTNews/

Realizoi: Fjolla Gashi

Exit mobile version