Aspartame, një nga ëmbëltuesit artificialë më të përhapur në botë, është një kancerogjen i mundshëm, siç pritet të shpallë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) muajin e ardhshëm, ka zbuluar Reuters.
Nëse zbulimi i agjencisë është i vërtetë, atëherë njoftimi i organizmit ndërkombëtar pritet të sjellë përçarje të madhe në industrinë ushqimore.
Aspartame, e cila përdoret në produkte nga pijet e gazuara dietike deri te çamçakëzët dhe pijet pa sheqer, do të renditet në korrik si një “produkt kancerogjen i mundshëm njerëzor” për herë të parë nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), krahu i kërkimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për kancerin, thanë burimet e cituara nga Reuters.