Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ka thënë se ChatGPT po bëhet gjithnjë e më shumë si një njeri, me përditësime të reja që pritet të dalin brenda disa javësh.
“Ne e kemi bërë ChatGPT mjaft të kufizuar për të siguruar kujdes në trajtimin e çështjeve të shëndetit mendor. E dimë që kjo e bëri më pak të dobishëm për përdoruesit që nuk kishin nevojë për këtë, por duke marrë parasysh seriozitetin e çështjes, dëshiruam ta trajtonim si duhet,” shkroi ai në një postim në X.
Sipas Altman, tani që janë përmirësuar mekanizmat për të menaxhuar problemet serioze të shëndetit mendor dhe janë shtuar mjete të reja, do të jetë e mundur të lehtësohen kufizimet në shumicën e rasteve.
“Brenda disa javësh, planifikojmë të lançojmë një version të ri të ChatGPT,” shtoi ai, duke theksuar se përdoruesit do të kenë mundësinë të kenë një personalitet që sillet më shumë sipas preferencave të tyre. /A.Z/UBT News/