UBT News

Përdhunimi në Korçë, abuzuesi është kryeplaku i fshatit

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me përdhunimin e një 23-vjeçareje me probleme mendore në Vithkuq të Korçës.

ABC News raporton se 29-vjeçari i arrestuar në lidhje me këtë ngjarje është Ervis Rrapo, i cili është në pozicionin e kryeplakut të fshatit Rehovë të Bashkisë së Korçës.

Ndër të tjera mësohet se 23-vjeçarja sipas familjarëve është me probleme të shëndetit mendor, dhe pse nuk ka marrë kurim në lidhje me këtë.

Ndërkohë denoncimin në polici në lidhje me këtë rast e ka bërë vetë babai i 23-vjeçares.

Exit mobile version