UBT News

Përcaktohet finalja e Eurovision 2026, pesë shtete eliminohen nga gjysmëfinalja e dytë

Është kompletuar lista e 25 shteteve finaliste të Eurovision Song Contest 2026, pas përfundimit të gjysmëfinales së dytë të mbajtur të enjten mbrëma.

Dhjetë shtete siguruan kualifikimin për finalen e madhe të së shtunës, ndërsa Azerbajxhani, Luksemburgu, Armenia, Zvicra dhe Letonia u eliminuan nga gara.

Mes artistëve që siguruan finalen janë Alis nga Shqipëria me këngën “Nân”, Delta Goodrem nga Australia, Dara nga Bullgaria, Daniel Žižka nga Çekia, Leléka nga Ukraina, Aidan nga Malta, Antigoni nga Qiproja, Alexandra Căpitănescu nga Rumania dhe Jonas Lovv nga Norvegjia. Në finale janë kualifikuar automatikisht edhe Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia si financuesit më të mëdhenj të konkursit, ndërsa Austria ka siguruar vendin si shteti mikpritës.

Ndërkohë, Spanja, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Islanda kanë bojkotuar edicionin e sivjetëm të Eurovisionit për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.

Organizatorët kanë bërë të ditur se Eurovision 2026 ka më pak pjesëmarrësin që nga viti 2003, megjithatë festivali vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në botë.

Exit mobile version