Regjistrimi i popullsisë në Serbi ka filluar më 1 tetor dhe për shtatë ditë janë regjistruar 12 mijë e 939 banorë vetëm në Komunën e Bujanocit, dhe 2 mijë e 916 shtëpi – ekonomi familjare, komunë e cila përbëhet nga një shumicë shqiptare.
Sipas nënkryetarit të Komisionit komunal për regjistrim, Kastriot Jakupi procesi në Komunën e Bujanocit është duke u zhvilluar normalisht.
“Procesi është duke u zhvilluar normalisht, përveç disa problemeve teknike”, ka thënë Jakupi në një prononcim për UBTNews.
Në fshatin më të madh në Luginë të Preshevës të banuar nga shqiptarët, Tërnoc i Madh deri më tani janë regjistruar 2 mijë e 645 banorë./UBTNews/