UBT News

Për shtatë ditë janë regjistruar 15 mijë banorë në Preshevë

Sipas shifrave të para të publikuara nga kryetari i komisionit komunal për regjistrim në Komunën e Preshevës, Hevzi Ramadani, për shtatë ditë, nga 1 tetori janë regjistruar 15 mijë e 39 banorë dhe 2 mijë e 806 amviseri.

“Na kanë mbetur edhe tri javë deri në përfundim të regjistrimit. Edhe pse kemi 14 regjistrues më pak, të gjithë do të regjistrohen”, ka thënë Ramadani.

Në regjistrimin e fundit kur shqiptarët në Serbi kishin marrë pjesë, në vitin 2002 në Preshevë nga 34 mijë e 904 banorë gjithsej të regjistruar, prej tyre 31 mijë e 98 ishin shqiptarë.

Kurse në Komunën e Bujanocit deri më sot nga 1 tetori janë regjistruar 12 mijë e 939 banorë dhe 2 mijë e 916 shtëpi – ekonomi familjare./UBTNews/

Exit mobile version