UBT News

Për shkak të presionit kinez, Tajvani zotohet të investojë 178 milionë euro në Lituani

Tajvani po krijon një fond investimi dhe po planifikon masa të tjera për të ndihmuar Lituaninë e cila është duke u përballur me presion të madh ekonomik nga Kina për lejimin e Tajvanit të hapë një zyrë përfaqësuese në Lituani. Kështu bënë të ditur zyrtarët tajvanezë të mërkurën.

“Fondi prej 200 milionë dollarësh (177 milionë euro) do të përdoret për investime në ekonominë lituaneze dhe për të ndihmuar bizneset e saj”, u tha gazetarëve Eric Huang, përfaqësues i misionit tajvanez në Lituani.

Lituania theu zakonin diplomatik duke rënë dakord që zyra e saj në Vilnius të mbante emrin Tajvan në vend të Taipeit kinez, term i përdorur nga vendet e tjera për të shmangur ofendimin e Pekinit.

Zyra, një ambasadë de facto, u hap në nëntor dhe Lituania po planifikon të hapë zyrën e saj tregtare në Tajvan më vonë këtë vit. Kjo e ka zemëruar administratën kineze, e cila tërhoqi ambasadorin e saj në Vilnius dhe dëboi ambasadorin e Lituanisë nga Pekini. Lituania, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka mbyllur ambasadën e saj në Pekin për shkak të mosmarrëveshjes./UBTNews/

Exit mobile version