Katër aeroporte gjermane janë goditur nga grevat të premten, duke çuar në anulimin e qindra fluturimeve në Gjermani.
Sindikata gjermane Verdi i bëri thirrje personelit të sigurisë dhe shërbimit tokësor në katër aeroporte që të largohen nga puna për shkak të kushteve të punës dhe pagesës.
Grevat pritet të rezultojnë në 681 anulime fluturimesh, sipas Shoqatës Gjermane të Aeroporteve. Rreth 89 mijë pasagjerë do të preken.
Aeroportet e prekura përfshijnë qendrat më të ngarkuara në shtetin më të populluar të Gjermanisë të Rhine-Westphalia – Düsseldorf dhe Këln / Bonn – si dhe dy më të mëdhenjtë në shtetin jugor të Baden-Württemberg – Karlsruhe/Baden-Baden dhe Shtutgart./UBTNews/