UBT News

Për shkak të COVID-19 vonohen dërgesat e iPhonëve

Kompania Apple njoftoi klientët e saj se për të pranuar dërgesat e iPhonëve duhet pritur kohë më të gjatë për shkak të përhapjes së COVID-19 në Kinë.

Gjiganti teknologjik njoftoi se fabrika e montimit në Kinë po operon me staf të reduktuar. Lajmi i kompanisë vjen në periudhën kur Kina përsëriti angazhimin e saj për luftë ndaj COVID-19.

“Siç kemi bërë gjatë gjithë pandemisë COVID-19, ne po i japim prioritet shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve në zinxhirin tonë të furnizimit”, thuhet në një deklaratë të Apple.

“Ne kemi kërkesa të mëdha për modelet iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max. Megjithatë, ne tani presim numër më të ulët të dërgesave të iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max sesa kishim parashikuar më parë dhe klientët do të presin më gjatë për të marrë produktet e tyre të reja”, thuhet tutje në deklaratë.

Në muajin shtator kompania lansoi linjën e re të iPhonëve./UBTNews/

Exit mobile version