Studiuesit konfirmojnë se kosi që është i pasur me kalçium dhe vitaminë D, ka një rol shumë mirëbërës për zemrën që shkon përtej qetësimit të saj.
Një studim i publikuar së fundmi, të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se konsumi i produkteve të bulmetit, ul rrezikun e vdekshmërisë së parakohshme dhe sëmundjeve kardiovaskulare, shkruan “Medical News Today”.
Për të arritur në këtë konkluzion, studiuesit kanadezë analizuan të dhënat e plot 130,000 individëve në 21 vende të ndryshme të botës.
Pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe.
Grupi i parë nuk konsumonte produkte bulmeti. Grupi i dytë konsumonte vetëm një racion ndërsa grupi i tretë konsumonte një deri në dy racione.
Grupi i katërt konsumonte mbi 2 racione me produkte bulmeti çdo ditë.
Studiuesit zbuluan se personat në grupin e katërt kishin më pak gjasa të humbisnin jetën për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.
Ata ishin gjithashtu më pak të rrezikuar nga ishemia apo sëmundjet e zemrës.
Sipas studiuesve, sa më shumë produkte bulmeti të konsumonte grupi i katërt, aq më i ulët ishte rreziku i vdekjes para kohe dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Po ashtu edhe studime të tjera, të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë përfitimet për zemrën nga bulmeti.
Kosi, më i rekomanduari
Studiuesit konfirmojnë se kosi që është i pasur me kalçium dhe vitaminë D, ka një rol shumë mirëbërës për zemrën që shkon përtej qetësimit të saj.
Probiotikët që gjenden tek kosi ulin tensionin e gjakut.
Ekspertët konfirmojnë se kosi është shumë i nevojshëm për shëndetin e zemrës.
Kosi mund të konsumohet veçmas ose duke u kombinuar me fruta të pasura me fibër, perime dhe drithëra.