Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për numrin e kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve. Në muajin janar 2023 janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 988 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 156 raste.
Po ashtu ASK-ja i ka publikuar edhe të dhënat për numrin e lindjeve dhe vdekjeve. Sipas raportit , në muajin janar janë regjistruar 2 mijë e 111 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 mijë e 79 lindje janë meshkuj dhe 1 mijë e 32 lindje janë femra.
Ndërsa janë regjistruar gjithsej 960 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 519 janë meshkuj dhe 441 janë femra.