UBT News

Për një muaj gjashtë persona vdiqën në aksidente trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se për një muaj gjashtë persona kanë vdekur në aksidente trafiku. Katër shoferë, një pasagjer dhe një këmbësor kanë vdekur në aksidente trafiku gjatë muajit tetor.

“Aksidentet nuk ndodhin! Ato, thjesht shkaktohen! Ju lutem drejtoni mjetin tuaj të sigurt!”, thuhet në apelin e PK-së./UBTNews

Exit mobile version