UBT News

Për një javë shqiptohen mbi 1 mijë gjoba për shkelje të masave antiCOVID në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 100 fletëparaqitje për shkelësit e masave antiCOVID në Prishtinë, ndërkaq janë dhënë 270 vërejtje nga policia.

“Vetëm në harkun kohor të javës që lamë pas, për shkelësit e orareve të përcaktuara për lëvizje, për ata që kanë zhvilluar aktivitete në mjedise private e publike, ata që nuk kanë respektuar izolimin dhe karantinën, ata që nuk kanë respektuar cilëndo nga masat e përcaktuara me vendimet e Qeverisë së Republikës, janë shqiptuar njëmijenjëqind (1100) fletëparaqitje, përderisa janë dhënë mbi dyqindeshtatëdhjetë (270) vërejtje nga polica”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version