UBT News

​Për një javë policia rajonale në Ferizaj shqipton 1 mijë e 151 gjoba

Policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi ka shqiptuar 1 mijë e 151 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe nëntë patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Sipas policisë, për një javë janë raportuar 40 aksidente, prej tyre 12 aksidente me lëndime, 20 persona të lënduar dhe 28 aksidente me dëme materiale.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e aksidenteve në komunikacion./UBTNews/

Exit mobile version