Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan ka njoftuar se për një javë ka shqiptuar 1627 gjoba. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore, kanë ndodhur 19 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
– Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
– Hetim i tridhjetë e pesë (35) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
– Hetim i një (1) aksidenti të trafikut me fatalitet,
– Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tetëmbëdhjetë (18) ngasës,
– Shqiptuar gjashtë (6) gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, – thuhet në njoftim./UBTNews/