Policia e Kosovës ka njoftuar se për një javë në rajonin e Prishtinës janë konfiskuar 15 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 150 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 33 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.
“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftim.