Në javën e parë të hyrjes në fuqi të Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, i cili parasheh ndëshkime për të gjithë ata që nuk i respektojnë masat e vëna nga qeveria e Kosovës, Inspektorati Sanitar ka shqiptuar 62 gjoba për personat fizikë dhe 37 për bizneset. Kurse, Policia e Kosovës ka gjobitur rreth 5 mijë qytetarë.
Kryesisht dënimet kanë të bëjnë me mosrespektim të mbajtjes së maskës dhe mos mbajtje të distancës.
Zëdhënësi i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës, Lamir Thaçi për KosovaPress ka thënë se do jenë të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që nuk e respektojnë ligjin dhe masat e vëna nga Qeveria e Kosovës.