UBT News

Për një javë konfiskohen 22 armë zjarri në rajonin e Prishtinës

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka konfiskuar 22 armë zjarri në rajonin e Prishtinës. Sipas Policisë, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar.

“Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 22 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3021 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet në njoftim./UBTNews/

Exit mobile version