UBT News

Për një javë janë sanksionuar 739 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Vetëm gjatë javës së kaluar (14-20.06.2021), për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë sanksionuar 739 shoferë, njofton policia.

Lajmin e kanë bërë të ditur në faqen e tyre në Facebook, pasiqë perdorimi i telefonit nuk lejohet gjatë vozitjes së automjetit.

Policia e Kosovës ka shtuar aktivitetet në trafik, për shkak të numrit të madh të aksidenteve, sidomos të atyre me fatalitet.

Së fundmi është konfiskuar numër i madh i patentë shoferëve si dhe komunikacioni po monitorohet edhe me anë të dronëve.

Gjithashtu qytetarët po bashkëpunojnë me policinë për rastet kur po tejkalohet në vijë të plotë, duke dërguar foto apo video nga vendi i ngjarjes.

Exit mobile version