Vitaminat janë pjesë e nje diete të shëndetshme. Përveçse të domosdoshme për trupin e njeriut, ato bëjnë mrekulli duke arritur një lëkurë së shëndetshme dhe të bukur.
Lëkura ka nevojë për shumë vitamina dhe ndër to kryesojnë:
Vitamina A: Për rrudhat
E gjeni në lakrat jeshile, patate e ëmbël, karrota, speci i kuq, spinaq etj.
Vitamina B3: Për skuqjen
Të pasura me vitamin B janë: Veza, qumështi, mishi i kuq, kosi, salmon etj.
Vitamina C: Për puçrrat
Vitamina C gjendet në agrume, kivi, brokoli,papaja, luleshtrydhe etj.
Vitamina E: Për lëkurë të thatë
E gjeni ne bajame, kikirikë, fara luledielli etj.
Vitamina K: Për rrathët e zinj
Gjendet në mishin e pulës, brokoli, bizele, kivi, avokado etj.