25 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve që kanë ndodhur gjatë periudhës janar-prill të këtij viti.
Sipas statistikave të policisë shihet se gjatë këtij katër mujorshi kanë ndodhur 22 aksidente fatale, dhe 6 mijë e 663 aksidente gjithsej.
Vitin e kaluar 106 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve. Aksidente me dëme janë regjistruar 14 mijë e 790, kurse vitin e kaluar ishin 12 mijë e 951.
Në total, gjatë 2023-tës në Kosovë kanë ndodhur 23 mijë e 652 aksidente, ndërsa vitin e kaluar kishte 20 mijë e 794.
Sipas raportimeve të Policisë së Kosovës që publikohen pas aksidenteve, shkaqet më të shpeshta që çojnë në aksidente, janë mosrespektimi i shenjave të komunikacionit, mospërshtatja e ngasjes së makinave me kushtet në rrugë dhe kushtet atmosferike, si dhe përdorimi i telefonit gjatë ngasjes.