UBT News

Për katër ditë, policia në Prishtinë konfiskoi 44 skuterë pa doganë

Që nga e hëna motoçiklistët kanë qenë “shënjestër” e Policisë së Kosovës, respektivisht njësisë rajonale të trafikut rrugor.

Në rrugët e kryeqytetit policia ka ndaluar motoçiklistët, duke bërë kështu edhe konfiskimin e skuterëve.

Nga zyra për informim e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës kanë treguar për KosovaPress se për katër ditë kanë konfiskuar ne kryeqytet 44 skuterë pa doganë.

Ndërkohë që janë 29 motoçiklistë të cilët nuk kanë pasur patentë shoferë. Ndërsa 18 ngasës të motoçiklistëve janë ndaluar meqë nuk kanë pasur të vendosura helmetat.

Po ashtu nga policia kanë treguar se nga operacioni policor për ngasjen e motoçikletave janë identifikuar 24 motoçikleta pa regjistrim.

Në total i bie që vetëm në Prishtinë policia ka hasur në kundërvajtje të ndryshme që motoçiklistët nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit.

Në përgjigjen dhënë me shkrim për KosovaPress thuhet se ky plan do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të vikendit.

Exit mobile version