UBT News

“Për Jetën”, përzgjedhet projekti artistik për nder të profesionistëve shëndetësorë

Bazuar në konkursin për Projektin ideor artistik për Monumentin përkujtimor për nderë të profesionistëve shëndetësor, komisioni vlerësues për ofertat e pranuara i përbërë prej arkitektëve dhe skulptorit ju kanë rekomanduar kryetarëve të Odave të Profesionistëve Shëndetësor projektin me emrin “Për Jetën”, çka edhe ju kanë ftuar donatorë të bashkëngjiten në këtë projekt.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në konkursin për Projektin ideor artistik për Monumentin përkujtimor për nderë të profesionistëve shëndetësor, komisioni vlerësues për ofertat e pranuara i përbërë prej arkitektëve dhe skulptorit ju kanë rekomanduar kryetarëve të Odave të Profesionistëve Shëndetësor projektin me emrin “Për Jetën”, ku dhe kryetarët e OPSH-ve e kanë aprovuar rekomandimin e komisionit profesional. Së shpejti pritet të fillojë hapja për procedurat e ndërtimit të obeliskut.

Pas thirrjes që kanë bërë odat për donator, kanë filluar vetëm se donacionet e para, prandaj shfrytëzojmë rastin ti falenderojmë për mbështetjen e dhënë ku së shpejti dhe do ti publikojmë emrat e të gjithë donatorëve.

Ftojmë dhe donator tjerë të bashkohen në realizimin e këtij projekti.

Exit mobile version