Për herë të parë shkencëtarët kanë zbuluar dritë nga një vrimë e zezë dhe ajo përmbush një parashikim në teorinë e relativitetit të përgjithshëm të Albert Einstein. Astrofizikani i Universitetit Stanford Dan Wilkins dhe kolegët e tij vëzhguan rrezet X që u lëshuan nga një vrimë e zezë supermasive në qendër të një galaktike rreth 800 milionë vjet dritë nga Toka.
“Çdo dritë që hyn në atë vrimë të zezë nuk del jashtë, kështu që ne nuk duhet të jemi në gjendje të shohim asgjë që është pas vrimës së zezë.”, tha Wilkins, autor i studimit dhe shkencëtar kërkimor në Institutin Kavli për Astrofizikë dhe Kozmologji të Grimcave në Universitetin Stanford. Sidoqoftë, natyra e çuditshme e vrimës së zezë bëri të mundur vëzhgimin. “Arsyeja pse ne mund ta shohim është sepse ajo vrimë e zezë po shtrembëron hapësirën, duke përkulur dritën dhe duke shtrembëruar fushat magnetike rreth vetes.” tha ai./dritare.net