Policia e Kosovës ka marrë letër urimi për herë të parë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOY), me rastin e diplomimit të gjeneratës së fundit të kadetëve të PK-së.
Gregory Ducot, në emër të DOY-së, ia ka dërguar këtë letër urimi drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Në letrën e tij, drejtori Ducot ka thënë se është shumë krenar që ndjek Policinë e Kosovës, e cila, sipas tij, vazhdimisht po përparon dhe po rritet, duke zbatuar vlerat më të larta demokratike dhe praktikat më të mira të forcave të rendit.
“Ndër të tjera, një falënderim iu drejtua Policisë së Kosovës për nderimin e oficerëve të rënë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me bartjen e shiritit përkujtimor gjatë javës në shënim të Ditën Memoriale Oficeri i Paqes dhe Javën e Oficerit të Policisë, 12-18 maj 2024. Drejtori Ducot tha se vlerëson partneritetin e vendosur dhe të palëkundur me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në përgjigje e tij, drejtori i Përgjithshëm i policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se e ka pranuar me kënaqësi këtë letër, duke theksuar se partneriteti me ShBA-të do të jetë i padiskutueshëm dhe do të vazhdojë të rritet edhe më tej.