UBT News

Për herë të parë pas 70 viteve, bie shi në Grenlandë

Për herë të parë që nga viti 1950, në Grenlandë ka rënë shi.

Sipas Qendrës së të Dhënave të Borës dhe Akullit (NSIDC), ranë mijëra tonelata shi mbi akull përgjatë 13 orëve pa pushim.

“Praktikisht, ra shi gjatë gjithë ditës. Është hera e parë që kishim vëzhguar diçka të tillë në këtë rajon”, ka thënë Zoe Courville.

Nga raportet e fundit, kjo cilësohet si paralajmërimi më i fortë deri më tani, sa u përket ndryshimeve klimatike.

Shumë nga këto ndodhi janë të paprecedenta në mijëra, ose qindra mijëra vjet. Ndërsa disa prej tyre, si përshembull, rritja e vazhdueshme e nivelit të detit, është proces i pakthyeshëm në qindra ose mijëra vjet.

Exit mobile version