UBT News

Për herë të parë pas 20 vjetësh, Python bëhet gjuha më e popullarizuar e programimit

Për herë të parë pas më shumë se 20 vjetësh, Python u bë gjuha më e popullarizuar e programimit, duke tejkaluar Java, JavaScript dhe C.

Tiobe, një kompani e specializuar në gjurmimin dhe analizën e cilësisë së softuerëve, ka hulumtuar rreth popullaritetit të gjuhës së programimit në dy dekadat e fundit. Për të realizuar këtë gjurmim, Tiobe përdor motorët e kërkimit dhe faqet e internetit të njohura sikurse Google, Bing, Yahoo!, Wikipedia dhe YouTube. Gjithsej 25 motorë kërkimi dhe faqe janë ekzaminuar gjatë procesit.

Indeksi nuk ka të bëjë me gjuhën më të mirë të programimit, por me gjuhën e cila kërkohet më së shumti në motorët e kërkimit. Ndonëse disa mund të mos e marrin seriozisht këtë arritje të Python bazuar në metodologjinë e përdorur, është arritje e rëndësishme duke pasur parasysh se është hera e parë që pas 20 vjetësh Python kryeson renditjen./UBTNews

Exit mobile version