UBT News

Për herë të parë një anëtar i ISIS-it shpallet fajtor për gjenocid kundër pakicës Jazidi

Një anëtar irakian i grupit të ashtuquajtur Shteti Islamik është shpallur fajtor për gjenocid kundër pakicës fetare Yazidi në një gjyq i cili u cilësua historik, përcjell UBT News.

Gjykata në Frankfurt e dënoi me burgim të përjetshëm Taha al-Jumailly për krime përfshirë vrasjen e një vajze jazide në Irak.

Xhihadisti akuzohet se e kishte skllavëruar pesëvjeçaren në vitin 2015, duke e lidhur me zinxhirë dhe duke e lënë të vdiste nga etja. Ky është anëtari i parë i grupit që dënohet për gjenocid kundër jazidëve.

Ai u arrestua në Greqi në vitin 2019, u ekstradua në Gjermani dhe u procedua penalisht sipas parimit juridik ndërkombëtar të juridiksionit universal.

Gruaja e tij gjermane, Jennifer Wenisch, u burgos me 10 vjet muajin e kaluar për krime kundër njerëzimit, sepse nuk bëri asgjë për të shpëtuar vajzën jazide që ajo dhe burri i saj kishin skllavëruar.

Të martën gjykata në Frankfurt e shpalli Al-Jumailly fajtor për gjenocid, si dhe për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe trafikim njerëzor.

Ai e vrau vajzën pesëvjeçare, thanë prokurorët, sepse ajo i përkiste pakicës jezidi dhe ai synonte t’i zhdukte ata./UBTNews/

Exit mobile version