UBT News

Për herë të parë në histori, në trurin e një gruaje gjendet një krimb i gjallë

Një gruaje që po përjetonte harresë dhe depresion i është hequr një krimb parazitar 8 cm i gjatë nga truri i saj.

Gruaja 64-vjeçare, e cila jetonte në New South Wales, Australi, u shtrua në spital në janar 2021 pas tre javësh dhimbje barku dhe diarre, e ndjekur nga një kollë e thatë dhe djersitje gjatë natës.

Deri në vitin 2022, simptomat e saj kishin evoluar duke përfshirë harresën dhe depresionin, duke nxitur profesionistët mjekësorë ta referonin atë në spitalin e Kanberrës.

Një skanim MRI i trurit të saj zbuloi se një helminth i lëvizshëm – krimb parazitar – jetonte në lezionin e lobit frontal të djathtë të trurit të saj.

Ndërhyrja kirurgjikale u bë alternativa e vetme dhe mjekët hoqën me sukses krimbin, i cili ishte 8 cm në gjatësi dhe 1 mm në diametër.

Rasti është i paprecedentë në historinë mjekësore dhe është dokumentuar në revistën e Sëmundjeve Infektive në zhvillim.

Profesionistët mjekësorë dyshojnë se gruaja gëlltiti pa dashje vezë krimbi duke ngrënë barëra që ishin të ndotur me feçe gjarpri, megjithatë, shkaku i vërtetë ende nuk mund të konfirmohet.

Pasi vezët çelën brenda trupit të saj, mjekët besojnë se larvat nisën një udhëtim drejt trurit të saj. Kjo mund të ishte ndikuar nga ilaçet që ajo merrte, të cilat komprometuan sistemin e saj imunitar./UBTNews/

Exit mobile version