Presidenti francez, Emmanuel Macron arriti të dielën për vizitë treditore në Gjermani, me synim për të forcuar lidhjet mes dy fuqive të Bashkimit Evropian. Kjo është vizita e parë në Gjermani që një president francez ka realizuar në 24 vjet.
Kjo vizitë e cila ishte paraparë të realizohej korrikun e vitit të kaluar u shtye për shkak të trazirave në Francë, pas vrasjes së një 17-vjeçari.
Derisa vizita e tij u bë me qëllim të koordinimit të politikës së jashtme dhe të BE-së, kjo është vizita e parë zyrtare me nderime të plota ceremoniale që nga vizita e Jacques Chirac në vitin 2000.
Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, u mirëpritën nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në periudhën kur Gjermania shënon 75-vjetorin e kushtetutës së saj të pas Luftës së Dytë Botërore./UBTNews/