Për herë të parë delegacioni i Republikës së Kosovës, po merr pjesë në Konferencën e COP27, nën Konventën e Kornizës për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC) në Egjipt.
Delegacioni i Kosovës, kryesohet nga ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, deputetja e Parlamentit dhe kryesuesja e Komisionit për Mjedis, Fitore Pacolli-Dalipi, dhe Kenan Tora, Diplomat nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në mbështetje të delegacionit të parë nga Republika e Kosovës janë Agim Mazreku, i angazhuar nga UNDP si analist i Politikave Mjedisore për Këshillin Ndërministror të Ndryshimeve Klimatike dhe Stefan Mager nga GIZ-i gjerman, thuhet në komunikatë.