UBT News

Për gjashtë muaj, Twitter pezulloi rreth 45 mijë llogari për promovimin e terrorizmit apo organizatave të dhunshme

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2021, Twitter ka pezulluar 44,974 llogari për promovimin e terrorizmit ose organizatave të dhunshme, sipas raportit të ri të transparencës.

Nga këto llogari, 93 për qind u “identifikuan dhe vepruan në mënyrë proaktive”, thuhet në raport.

Twitter filloi të publikojë të ashtuquajturat raporte të transparencës në vitin 2012 për të dhënë njohuri mbi të dhëna të caktuara në lidhje me platformën. Ky përditësim që përfshin periudhën nga 1 janari i vitit 2021 deri më 30 qershor të po atij viti, dokumentoi gjithashtu miliona heqje të tweet-eve.

Në udhëzimet e platformes ndalohet që përdoruesit të promovojnë terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Lidhjet e mundshme midis gjigantëve të mediave sociale si Twitter dhe përhapja e përmbajtjeve të lidhura me terrorizmin ose që nxisin dhunë u theksuan pas trazirave të 6 janarit 2021 në të cilat mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit të SHBA në një përpjekje për të ndaluar certifikimin e fitores së Joe Biden.

Twitter tha në raportin e transparencës se në periudhën gjashtëmujore, platforma gjithashtu u kërkoi përdoruesve të hiqnin gjithsej 4.7 milionë tweet-e që shkelnin rregullat e saj.

Rregullat e Twitter gjithashtu ndalojnë përmbajtje që përfshin abuzim, ngacmim, shfrytëzim seksual të fëmijëve, vetëvrasje, vetëlëndim, nxitje të urrejtje, dhe shërbime të caktuara që mund të jenë të paligjshme./UBTNews/

Exit mobile version