Policia e Kosovës nga data 02 deri më 08 tetor, ka kontrolluar qytetarët në lokale, kafiteri dhe bare nate, ku ka sekuestruar një sasi të konsideruar të armëve dhe municioneve.
Sipas Policisë, janë konfiskuar njёmbёdhjetё armё (pistoleta) tё tipit Zoraki, njёmbёdhjetё karikator tё armëve, njё armё (pistoletё) Zastava, njё karikator i sё njёjtёs armë, njё armё (pistoletё) Wallter, njё karikator i sё njëjtës armё.
“Njё armё (pistoletё) M-57 kal: 7.62mm, njё karikator i sё njëjtës armё, njё pushkё automatike kal: 7.62×39 mm, njё pushkё dy tyteshe kal: 12 mm, njёmbёdhjetё copё fishekё kal: 7.62×39 mm, dhjetё copё fishekё kal: 6.35 mm, njёmbёdhjetё copё fishekё kal: 7.65 mm, pesё copё fishekё 9×19, gjashtё copё fishekё 7.62mm”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë fton të gjithë qytetarët që tё vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë.