Receta e sotme është një nga ato receta që gjyshet e kanë trashëguar brez pas brezi dhe që në shumë vende është pjesë e traditës.
Vaji përftohet duke përpunuar lulet e freskëta në vaj ulliri ekstra të virgjër, në mënyrë që ato të çlirojnë të gjithë përbërësit e tyre aktivë.
Duke qenë se lulebasani korret midis qershorit dhe shtatorit, atëherë kur lulëzon, kjo është edhe periudha më e mirë për të bërë këtë produkt.
Vaji lulebasanit ka virtyte të panumërta! Është zbutës, qetësues dhe shërues.
Përdoret i pastër ose si përbërës bazë për krijimin e pomadave dhe kremrave natyralë.
Ai mund të përdoret si vaj për masazh dhe është gjithashtu i dobishëm në rast ftohjeje, djegiesh nga dielli, acarimeve dhe prerjeve në lëkurë.
Gjithashtu është mjaft efikas ndaj rrudhave, falë përbërësve aktivë që stimulojnë rigjenerimin e qelizave.
Përgatitja e vajit të lulebasanit në shtëpi është mjaft e thjeshtë! Ndiqni më poshtë recetën që AgroWeb.org sjell sot për ju.
Përbërësit
750g lulebasani të freskëta
500ml vaj ulliri ekstra i virgjër
Një kavanoz qelqi
Përgatitja
Fillimisht ndani lulet nga kërcelli dhe më pas mblidhini ato në një kavanoz qelqi. Kur vazo të jetë mbushur shtypini pak lulet për poshtë.
Pas kësaj hidhni vajin e ullirit ekstra të virgjër që të mbulojë plotësisht lulet dhe mbyllni kavanozin.
E lëmë kavanozin në diell për rreth 40 ditë, në mënyrë që lulet të lëshojnë përbërësit e tyre aktivë në vaj. Gjatë kësaj periudhe tundeni kavanozin një herë në ditë.
Pas 40 ditësh do të shihni që vaji ka marrë një ngjyrë të bukur, të kuqe të thellë! Tani është koha për ta filtruar atë.
Duke përdorur një hinkë dhe një leckë pambuku, hedhim vajin e në një shishe qelqi të errët.
Vaji është më në fund gati! Ruajeni në një vend të freskët dhe larg rrezeve të diellit./AgroWeb.org