Shumë bashkatdhetarë tanë, që punojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme të Evropës Perëndimore, ia kanë mësyrë Kosovë për pushime.
Sipas Zyrës për Informim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, brenda dy javëve janë realizuar 525 fluturime me 86 mijë e 86 udhëtarë në ardhje.
“Nga 1-14 korrik kemi shërbyer 525 fluturime me 86,086 udhëtarë në ardhje dhe 37,062 në shkuarje”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre për Reporterin.
Nga ana tjetër, ardhjet e shumta janë edhe me automjete. Në pikën kufitare Merdare, pritjet për të hyrë në Kosovë janë 30 deri në 50 minuta. Ndërsa në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë 20 deri në 25 minuta.
Kujtojmë se në vitin e kaluar pandemik shumë mërgimtarë hezituan të vijnë në Kosovë për shkak të situatës me Covid-19.