UBT News

Për dy ditë, 300 gjoba për shoferët ferizajas

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aksionet e saj në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me synim parandalimin e aksidenteve.

Ky aksion po realizohet nga policë me rroba civile në rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt.

Në kuadër të këtij aksioni, Policia më datë 18 dhe 19 tetor, ka shqiptuar gjithsej 300 gjoba.

“Në kuadër të këtij aksioni policia me datën 18 dhe 19 tetor 2021, ka shqiptuar këto kundërvajtje: mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 31 gjoba, tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 6 gjoba (Heqje e patentë shoferit 6), drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 8 gjoba kalimi i afatatit të regjistrimit, 10 gjoba xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 9 gjoba mos përdorimi i rripit të sigurisë , 30 gjoba përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 95 gjoba kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor 111gjoba. Gjithsej 300 gjoba”, bën të ditur policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe në ditët në vijim.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version