Shëndeti i dhëmbëve tuaj varet edhe nga ushqimet që i konsumoni. Për t’u kujdesur për dhëmbët tuaj, dentistët iu rekomandojnë t’i hani këto ushqime:
Karrotat: Karotina është e mirë për mukozën e gojës dhe mishit të dhëmbëve. Gjithashtu e bën smaltin e dhëmbëve më të fortë. Karrotat e freskëta janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të mbajtur dhëmbë të shëndetshëm, heq pllakat dhe masazhon mishrat.
Peshku: Çdokush e di se dhëmbëve iu duhet kalciumi, por fosfori është gjithashtu një nga elementet që i mban dhëmbët të shëndetshëm (por mos harroni, peshku shkakton aromën e keqe).
Majdanozi: Ky është një nga burimet kryesore të kalciumit dhe përveç kësaj, majdanozi ka një efekt kozmetik në dhëmbë.
Mollët: Mollët janë tepër efektive kur bëhet fjalë për trajtimin e problemeve të dhëmbëve dhe parandalimin e tyre. Ata masazhojnë mishrat e dhëmbëve dhe heqin pllakat dentare gjatë gjithë kohës që e bëjnë frymëmarrjen më të freskët.
Kivi: Ky frut ka shumë vitaminë C. Nëse vuani nga mungesa e vitaminës C, prodhimi i kolagjenit zvogëlohet dhe mishrat fillojnë të rrjedhin gjak.
Qepa: Është një antibiotik natyral që vret bakteriet e dëmshme në dhëmbët tuaj.
Çaji jeshil: Katekina në çajin jeshil vret llojet e bakterieve që shkaktojnë kavitete. Përveç kësaj, çaji jeshil e bën frymën tuaj shumë të freskët.
Susami: Heq shumë mirë pllakat dentare dhe e bën smaltin më të fortë./UBTNews