UBT News

PepsiCo gjobitet nga shteti i New Yorkut për ndotje plastike

PepsiCo u gjobit nga shteti i New Yorkut për ndotje plastike afër lumit Buffalo pasiqë dyshohet për kontaminimin e ujit dhe dëmtimin e jetës së egër.

Sipas padisë, PepsiCo është kontribuesi më i madh i identifikueshëm i problemit.

Zëdhënësi i PepsiCo i ka thënë BBC-së se kompania ka qenë “transparente në rrugëtimin e saj për të reduktuar përdorimin e plastikës”.

Javën e kaluar Coca-Cola, Danone dhe Nestle u akuzuan lidhur me deklaratat e kompanive për shishet plastike.

PepsiCo është kompania e dytë më e madhe e ushqimit në botë dhe shumë korporata të tjera të mëdha janë përballur me padi nga autoritetet lokale për ndikimin e tyre në mjedis./UBTNews/

Exit mobile version