Pentagoni njoftoi dje se Rusia ka vazhduar të shtojë forca ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën gjatë fundjavës.
“Edhe gjatë fundjavës, ne pamë që Putin shtoi kapacitetin e forcave të tij përgjatë kufirit me Ukrainën dhe në Bjellorusi”, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby, raporton Reuters.
Ai tha se duket se forcat ruse në këtë moment nuk janë të drejtuara drejtpërdrejt në anën lindore të NATO-s. Sipas tij, Rusia ka 100 mijë ushtarë dhe vazhdon të shtojë forcat e saj.
Kirby tha se asnjë forcë shtesë amerikane nuk ishte urdhëruar për t’u përgatitur për dislokim në këtë kohë.